Provizor

Provizorë mbi implante – Estetikë dhe funksion që në ditën e parë

Provizorët janë një fazë thelbësore në procesin e rehabilitimit të gojës me implante dentare. Ata vendosen menjëherë pas ndërhyrjes, duke i ofruar pacientit një zgjidhje të përkohshme estetike, funksionale dhe të sigurt, ndërkohë që indi gingival dhe implantet kalojnë fazën e shërimit.

Në Your Lab prodhojmë provizorë me precizion maksimal, duke garantuar rehati, stabilitet dhe një pamje natyrale deri në përfundimin e punimit final.

Pse përdoren provizorët?

  • Ruajnë estetikën menjëherë pas vendosjes së implantit.
  • Mbrojnë zonën e ndërhyrjes nga presionet e tepërta gjatë shërimit.
  • Ndihmojnë në formësimin e gingivës, duke krijuar konture të harmonizuara për kurorat finale.
  • Përmirësojnë funksionin, duke mundësuar të folur dhe të përtypur më natyrshëm.
  • Lejojnë vlerësimin estetik dhe funksional para fazës finale.

Koha e realizimit

24 – 48 orë
Falë teknologjisë dixhitale CAD/CAM dhe printerëve të avancuar 3D, Your Lab garanton dorëzim të shpejtë dhe me saktësi të lartë.

Materialet që përdorim

Për provizorët përdorim vetëm materiale premium të certifikuara:

  • PMMA me densitet të lartë – ideal për provizorë estetikë, rezistent dhe me transparencë natyrale.
  • Resinë biokompatibile – zgjidhje e avancuar për provizorë të printuar me saktësi mikrometrike.

Të dyja materialet ofrojnë:

  • Stabilitet
  • Performancë gjatë gjithë periudhës së shërimit
  • Estetikë maksimale

    Përdoret për

    • Ngarkesë të përkohshme mbi implante (immediate loading)
    • Rehabilitime të pjesshme dhe të plota
    • Raste me kërkesa të larta estetike
    • Formësim gingive para punimit final zirkon, metal-keramik apo E.max

    Avantazhet e provizorëve të Your Lab

    • Prodhuar me teknologji dixhitale të gjeneratës së fundit
    • Personalizim maksimal sipas formës së gingivës dhe profilit estetik
    • Harmoni perfekte me punimin final
    • Ngjyrë dhe transparencë natyrale
    • Saktësi e lartë në përshtatje

    Bashkëpunoni me Dental Pro Laboratory

    Zgjidhja Juaj për Punime Profesionale

    Merrni një konsultë profesionale dhe siguroni punime dentare me standarde të larta

    E hën - E Premte 9:00am - 6:00pm
    E Shtun 9:00am - 2:00pm