Në Your Lab, ne besojmë se çdo punim dentar duhet të jetë më shumë se një zgjidhje funksionale — duhet të jetë një vepër që i rikthen pacientit buzëqeshjen, vetëbesimin dhe komoditetin.
Me një ekip të specializuar teknikësh dhe designerësh dentarë, ne bashkojmë eksperiencën shumëvjeçare, materialet premium dhe teknologjinë më të avancuar CAD/CAM për të realizuar protetika me standarde ndërkombëtare.
Punojmë me skanera dhe sisteme frezimi të gjeneratës së fundit për të ofruar punime me precizion mikronik dhe përshtatje perfekte për çdo rast klinik.
Zgjedhim vetëm materiale zirkoni, qeramike dhe kompoziti të certifikuara ndërkombëtarisht, duke garantuar qëndrueshmëri, estetikë dhe biokompatibilitet maksimal.
Modelimi estetik kryhet me kujdes artizanal, duke imituar nuancat, transparencën dhe dritën natyrale të dhëmbëve për rezultate ultra-realiste.
Ofruam komunikim të vazhdueshëm, konsulta teknike dhe mbështetje për dentistët në çdo fazë nga planifikimi te dorëzimi final.
Kohë të optimizuara prodhimi, raste Express dhe dorëzime të sigurta për klinikat partnere që kanë nevojë për efikasitet maksimal.
Çdo punim kalon nëpër një proces të dyfishtë kontrolli cilësie për të garantuar rezultate të qëndrueshme, të sakta dhe estetikisht të nivelit të lartë.
Your Lab ofron cilësi të garantuar, komunikim të shpejtë dhe punime të personalizuara me teknologji të avancuar që ju dhe pacientët tuaj të merrni gjithmonë rezultatin ideal.
Dental Pro Laboratory – Punime protetike, estetike dhe mbi implante të realizuara me teknologji moderne dhe saktësi maksimale.