Provizore me strukure titan/cocr

Provizorët me strukturë titan/CoCr janë zgjidhje afatmesme për restaurime të mbështetura në implante ose dhëmbë natyralë, kur kemi nevojë për stabilitet maksimal funksional dhe estetikë të mirë deri në përfundimin e punimit final. Kjo lloj strukture metalike siguron rezistencë të lartë, shpërndarje të kontrolluar të forcave dhe komoditet të lartë për pacientin gjatë fazës së provizorëve.

Kur rekomandohen provizorët me strukturë titan/CoCr

  • Në rastet me restaurime të gjera mbi implante (full-arch, bridge-e të gjata)
  • Kur kemi ngarkesa të larta okluzale dhe nevojë për stabilitet maksimal
  • Në raste rehabilitimi kompleks, ku faza provizore do të qëndrojë më gjatë
  • Pas vendosjes së implanteve, gjatë fazës së shërimit dhe formimit të gingivës
  • Tek pacientët me bruksizëm ose paraqitje të rritur të forcave të kafshimit

Përfitimet kryesore

  • Stabilitet i lartë mekanik falë strukturës metalike titan/CoCr
  • Shpërndarje e sigurt e forcave mbi implante dhe dhëmbë mbështetës
  • Mundësi për provë funksionale (okluzion, fonetikë, estetikë) përpara punimit final
  • Komoditet për pacientin gjatë gjithë fazës së trajtimit
  • Rrezik më i ulët për fraktura krahasuar me provizorët pa strukturë metalike
  • Adaptim i mirë marginal dhe biokompatibilitet i lartë i materialeve

Bashkëpunoni me Dental Pro Laboratory

Zgjidhja Juaj për Punime Profesionale

Merrni një konsultë profesionale dhe siguroni punime dentare me standarde të larta

E hën - E Premte 9:00am - 6:00pm
E Shtun 9:00am - 2:00pm